Lajme

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

SHBA-të kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj objektivave iraniane në jug të Iranit, duke goditur baza raketore dhe mjete detare që dyshohet se po vendosnin mina në zonën e Ngushticës së Hormuzit.

Komanda Qendrore Amerikane deklaroi se operacioni u krye në kuadër të “vetëmbrojtjes” dhe kishte për qëllim mbrojtjen e trupave amerikane nga kërcënimet e forcave iraniane.

Zëdhënësi i saj, kapiteni Tim Hawkins, tha se ushtria amerikane “vazhdon të mbrojë forcat e saj duke treguar përmbajtje gjatë armëpushimit në fuqi”.

Nga ana tjetër, Irani ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj sulmeve të fundit.

Të Ngjashme