Lajme

​Shërbimi korrektues thotë se shefi i EULEX-it e vlerësoi SHKK-në si shembull edhe për shtete evropiane

Shefi i EULEX-it, Antero Lopez, e ka cilësuar Shërbimin Korrektues të Kosovës lider në rajon dhe shembull për shumë shtete evropiane.

Kjo të paktën sipas një kumtesë të SHKK-së, e cila u lëshua pas pritjes që iu bë mysafirit evropian nga drejtori I përgjithshëm I këtij shërbimi, Ismail Dibrani, në Prishtinë.

“Shefi i EULEX-it, Antero Lopez, përgëzoi SHKK-në për të arriturat e deritanishme dhe vlerësoi lart punën e institucionit, duke e cilësuar Shërbimin Korrektues të Kosovës si lider jo vetëm në rajon, por edhe një institucion që mund të shërbejë si shembull për shumë shtete evropiane”, thuhet në njoftim.

“Sot Kosova është duke bërë një punë mjaft të mirë në kthimin e të burgosurve në shoqëri”, tha Lopez, duke theksuar rezultatet në rehabilitim dhe riintegrim, gjithnjë sipas SHKK.

Drejtori I Shërbimit, Dibrani la vlerësuar se është bashkëpunimi i vazhdueshëm me EULEX-in dhe partnerët ndërkombëtarë, që kanë kontribuar në zhvillimin profesional të SHKK-së dhe në ngritjen e standardeve të shërbimit.

Ai e ka njoftuar Lopezin me punën dhe planet për zhvillimin e sistemit korrektues ndërsa që me të ka diskutuar edhe për projektet e SHKK-së që kanë marrë vlerësime ndërkombëtare. Mes tyre është projekti “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor”, i shpërblyer nga International Corrections and Prisons Association. Projekti “Art from Prison: Transforming Incarceration into Opportunity” është përfshirë mes 5 iniciativave më të mira të EuroPris Prison Aëard.

Palët, sipas kumtesës së SHKK-së, shprehën gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin në zhvillimin profesional, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.

Të Ngjashme