Një konflikt fizik mes dy grave ka alarmuar këtë të hënë Policinë e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, dy gratë janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta, duke u goditur me grushte dhe shkelma në prani të qytetarëve. Përplasja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa kanë qenë të nevojshme ndërhyrja e forcave të policisë për të vënë situatën nën kontroll.
Pas ndërhyrjes së efektivëve, konflikti është neutralizuar dhe dy gratë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në konfliktin mes tyre.
