Aktuale

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë/ Raportohen tre të plagosur, detajet e para

Plagosje me thikë në pazarin e vjetër të Korçës. Të përfshirë në sherr dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit. Pas kësaj njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër.

Nuk dihet ende arsyeja e sherrit por të tre personat aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.

Të Ngjashme