Aktuale

Sherr mes disa të rinjve në një lavazh, plagoset me thikë një prej tyre, arratiset autori

Një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar në dhunë në ambientet e një lavazhi në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja verbale mes tyre ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej të rinjve, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit./Top Channel

Të Ngjashme