Një shkëndijë elektrike e shoqëruar me flakë është regjistruar këtë të martë pranë godinës së Postës, në zonën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake, shkëndija ka rënë në një tabelë reklamuese, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll.
Për arsye sigurie, është stakuar energjia elektrike në të gjithë qytetin deri në stabilizimin e situatës dhe eliminimin e rrezikut.Aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të flakëve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
See also “Do të të pres veshët!”- Kërcënoi bashkëatdhetarin për borxhin e kok*ainës, arrestohet në Gjermani shqiptari i dënuar!Në njoftim thuhet “Në orën 09:45, nga Salla Operative e Policisë së Shtetit se në Pazarin e Gjirokastrës, pranë Postës Shqiptare, te tabelat e reklamave, kishte rënë zjarr në fasadën e godinës së postës. Si pasojë e zjarrit, rrezikoheshin godina e Postës Shqiptare dhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt.
Menjëherë u nis grupi i shërbimit drejt vendngjarjes, ku ndërhyri në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht flakët.
See also Kush do të bëjë një PROPOZIM dashurie? Çfarë do të ndodhë në spektaklin e “Big Brother VIP 5”?(VIDEO)Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u eliminua pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo pasoja“.
