Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, për të marrë ndihmën mjekësore
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në aksin “Tepelenë–Krahës”, në vendin e njohur si “Mogila”, në Memaliaj.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga një 67-vjeçar, banues në Elbasan, është përplasur me një automjet taksi që drejtohej nga një 28-vjeçar, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
See also Dosja “Veliaj 2″/ SPAK fut në rreth vëllanë e kryebashkiakut dhe kompaninë Gogel
