Aktuale

Shpërthim i fuqishëm në katin e dytë të pallatit, dyshohet për lëndë plasëse

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë. Ngjarja u shënua në zonën e Porcelanit, dyshohet në katin e dytë të një pallati.

Forcat antieksploziv dhe efektivë të shumtë policie kanë qenë në vendngjarje. Ka nisur këqyrja e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur detaje nga ngjarja.

Nga dyshime e para mendohet se bëhet fjalë për lëndë plasëse, por policia pritet të dalë në orët në vazhdim me një reagim zyrtar.

Të Ngjashme