Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, në qytetin e Lezhës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në verandën e banesës së shtetases D. Gj.
Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
Ende nuk janë bërë të ditura motivet e mundshme të ngjarjes.
