Lajme

Një person vdes gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKMF-në e Rahovecit

Një person ka humbur jetën në orët e para të së mërkurës, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima, mashkull kosovar, ishte dërguar nga familjarët në QKMF për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas vlerësimit të gjendjes së tij, mjekët kishin rekomanduar transferimin për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Gjakovës. Megjithatë, personi ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Rr. Bekim Isma, Rahovec, 25.11.2026 – 02:55. Raportohet se një mashkull kosovar ishte sjellë nga familjarët për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë në QKMF Rahovec. Me rekomandim të mjekëve, viktima është nisur për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe gjatë rrugës ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në spital. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ngjarja është raportuar në polici, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.

Të Ngjashme