Lajme

Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve shqyrton pesë projektligje për reformën në drejtësi

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mbajë sot, në orën 12:30, mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë pesë projektligje që janë pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë.

Shqyrtimi i tyre do të bëhet nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve, ndërsa projektligjet përfshijnë çështje që lidhen me statusin dhe vlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve, Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, përgjegjësitë disiplinore të tyre dhe Akademinë e Drejtësisë.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-007 për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës;

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-010 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-011 për Akademinë e Drejtësisë;

7. Të ndryshme.

Të gjitha projektligjet do të shqyrtohen bashkë me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Të Ngjashme