Aktuale

Shqipëria drejt një tjetër hapi në BE, çfarë pritet të ndodhë më 14 korrik në Bruksel?

Shqipëria pritet të hedhë një tjetër hap në procesin e integrimit europian, me zhvillimin më 14 korrik në Bruksel të Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku pritet të zyrtarizohet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit.

Delegacioni zyrtar shqiptar do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i cili pritet të marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, së bashku me ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe komisioneren europiane Marta Kos.

Konferenca pritet të nisë rreth orës 19:00 në Këshillin e Bashkimit Europian. Pas fjalimeve hyrëse dhe diskutimeve, palët pritet të formalizojnë mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave:

See also  Sot në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel për Erion Veliajn, kryebashkiaku kërkesë për transmetimin live të seancaveKapitulli 26: Arsimi dhe kultura Kapitulli 25: Kërkimi shkencor Kapitulli 30: Marrëdhëniet me jashtë

Në përfundim të takimit është parashikuar një konferencë për shtyp rreth orës 20:00.

Mbyllja e këtyre kapitujve përkon me presidencën irlandeze të Këshillit të Bashkimit Europian, e cila do të vijojë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas parashikimeve, procesi i hapjes dhe mbylljes së kapitujve negociues pritet të vijojë me ritme të përshpejtuara në vitet e ardhshme, me synimin që Shqipëria të përparojë drejt përfundimit të negociatave për anëtarësim.

See also  PLAS KEQ! Monika Kryemadhi i nxjerr te fshehten Lulzim Bashes, ja cfare ka bereKryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se objektivi i qeverisë shqiptare është përmbyllja e procesit të integrimit europian dhe ratifikimi i anëtarësimit nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Përpara angazhimit në Bruksel, më 13 korrik, Rama pritet të zhvillojë një vizitë në Paris, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të marrë pjesë në një darkë pune me vullnetarët e Ukrainës. Mëngjesin e 14 korrikut, ai do të ndjekë gjithashtu Paradën Ushtarake franceze.

Të Ngjashme