INSTAT ka publikuar treguesit demografikë për vitin 2025 dhe tremujorin e parë të vitit 2026, ku evidentohet një rënie e lindjeve dhe vdekjeve gjatë vitit 2025, ndërsa në fillim të vitit 2026 shtesa natyrore e popullsisë ka kaluar në vlera negative.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 në Shqipëri lindën 22.541 foshnje dhe u regjistruan 21.394 vdekje. Si rezultat, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive me 1.147 lindje më shumë se vdekje, megjithatë në rënie krahasuar me vitin 2024.
Në krahasim me 2024, lindjet për 2025 shënuan rënie me 3,3 %, ndërsa vdekjet ranë me 3,2 %./RTSH
