Asamblistja e VV-së në Prishtinë, Nexhmije Gjema, ka njoftuar se tetë subjekte politike shqiptare janë dakorduar të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Ajo tha se marrëveshja është arritur pas bisedimeve në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti dhe përfshin subjekte nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.
Gjema ka përmendur edhe kërkesën e Kurtit që shqiptarëve të këtyre komunave t’u garantohen të paktën pesë ulëse në Kuvendin e Serbisë, duke theksuar se aktualisht Shaip Kamberi është deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb.
“Tetë parti. Një listë. Një zë shqiptar”, ka shkruar Gjema.
Postimi i plotë:
𝐊𝐔𝐑 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄̈𝐓 𝐁𝐀𝐇𝐄𝐍 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐄̈! 👏🇦🇱❤️
Nji lajm fort i mirë sot, e sidomos për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës!
Pas bisedave në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti, TETË subjekte politike shqiptare, me krejt dallimet që i kanë mes veti, janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi mos me dalë secili për hesap të vet, por 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐄̈ 𝐦𝐞 𝐍𝐉𝐈 𝐋𝐈𝐒𝐓𝐄̈: “𝐊𝐎𝐀𝐋𝐈𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑”.
E kur them tetë, po i përmeni me emra:
Shaip Kamberi (PVD), Visar Memeti (APN), Nagip Arifi (PD), Agim Sabedini (PDSH), Shqiprim Musliu (LPD), Sami Salihu (LR), Armend Aliu (AL) dhe Naser Aziri (UDSH).
Në këtë përpjekje kanë kontribu edhe Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar; Amina Nuraj nga Pazari i Ri , Ardita Sinani, kryetare e Preshevës; Arbër Pajaziti, kryetar i Bujanocit; Bajram Mustafa si dhe Arben Ferati nga Medvegja.
Pra, shikojeni mirë këtë fotografi.
Tetë subjekte politike, përfaqësues të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e deri nga Pazari i Ri, rreth nji tavoline dhe me nji qëllim të përbashkët.
Për këtë marrëveshje Albin Kurti e ka edhe nji kërkesë tjetër që meriton me u dëgju:
𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲̈𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈ 𝗶 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗮𝗿𝗮𝗻𝘁𝘂𝗺𝗲 𝟭𝟬 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟭𝟮𝟬 𝘂𝗹𝗲̈𝘀𝗲𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗻 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀, 𝗮𝘁𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈, 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈𝗷𝘁𝗶𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺, 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗿𝗲𝘀𝗵𝗲𝘃𝗲̈𝘀, 𝗕𝘂𝗷𝗮𝗻𝗼𝗰𝗶𝘁 𝗲 𝗠𝗲𝗱𝘃𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗶𝘂 𝗴𝗮𝗿𝗮𝗻𝘁𝘂 𝘀𝗲̈ 𝗽𝗮𝗸𝘂 𝟱 𝘂𝗹𝗲̈𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟱𝟬-𝗮𝗻𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘀𝗵 𝘁𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶𝘀𝗲̈. 𝗞𝗷𝗼 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗲𝘀𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶 𝗲 𝗸𝗮 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗾𝗶𝘁𝗲̈ 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁; 𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗹𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗻𝘂𝗸 𝗶 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗼 𝗽𝗲𝘀𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗮𝗿𝗮𝗻𝘁𝘂𝗮𝗿𝗮.
Edhe kjo pjesë asht tepër me rëndësi, sepse Shaip Kamberi aktualisht është i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Mundesh me pas dallime politike sa të duesh.
Mundesh mos me u pajtu për 100 gjana.
Ama, kur përballë e ke nji shtet dhe në pytje janë të drejtat, gjuha, identiteti e përfaqësimi i shqiptarëve, atëherë fuqia asht te bashkimi.
🇦🇱 Tetë parti. Nji listë. Nji za shqiptar.
E kësaj i thonë me i lanë inatet te dera, kur interesi i shqiptarëve asht ma i madh se interesi i partisë. ❤️🇦🇱
