Pas rreth 40 ditësh protesta të vazhdueshme nga aktivistët mjedisorë në Shqipëri dhe një heshtjeje që u kritikua jo pak nga fansat dhe publiku, Dua Lipa ka adresuar çështjen e nxehtë të mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve ligjore.
E gjithë zhurma në vend lidhet me projektet masive të përfolura nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump për ndërtime luksoze në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, një situatë që u pasua me vendimin e qeverisë shqiptare për të ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura.
Përmes një promoje paralajmëruese në platformën e saj Service95 Book Club, Dua ka ftuar autoren e njohur shqiptare Lea Ypi për të diskutuar mbi librin e saj “Free” (Të Lirë).
See also 100 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore për “Ura të Qëndrueshme”, por urat po shembenPër ata që nuk e njohin, Lea Ypi është një akademike, profesoreshë dhe shkrimtare e vlerësuar ndërkombëtarisht, zëri i së cilës ka një peshë të madhe në çështjet sociale dhe politike.
Biseda e tyre nuk ka mbetur vetëm në historinë e së kaluarës, pasi dyshja merr frymëzim edhe nga protestat politike që po ndodhin aktualisht në Shqipëri.
E gjithë kjo intervistë e plotë, e cila tashmë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm dhe premton të zbulojë shumë detaje, do të publikohet këtë të martë në podcastin e Service95 Book Club.
See also Mrekulli në brigjet shqiptare/ Bido: Foka e Mesdheut noton në ujërat e Ksamilit(VIDEO)Në videon e publikuar, Dua kalon te aktualiteti dhe shpreh hapur zhgënjimin e saj duke goditur drejtpërdrejt vendimet e fundit.
Këngëtarja ka thënë shprehimisht: “Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur pak për Shqipërinë sot. Ajo që vërtet e gjej shqetësuese është parimi që qeveria mundet thjesht të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa asnjë lloj konsultimi publik.”
Ky reagim i shumëpritur pritet të bëjë xhiron e rrjetit dhe t’i japë një jehonë edhe më të madhe globale betejës për natyrën shqiptare, duke treguar se ylli i popit nuk ka ndërmend të heshtë.
