Aktuale

Sh*rri në Sarandë ku u dh*nua shefi i krimeve, 6 badigardët e “Orange Club” lihen në “arrest me burg”

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e Orange Club, të cilët pak ditë më parë goditën shefin e Krimeve, Mateo Bakallin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit në rrugën “Butrinti”, teksa efektivi i policisë ndërhyri për të ndalur një konflikt mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave të tjerë.

Sipas të dhënave të policisë, Bakalli po kalonte në zonë me automjetin e tij kur konstatoi sherrin.

Pasi u identifikua si punonjës policie dhe kërkoi ndërprerjen e konfliktit, ai u godit me grushte nga personat e përfshirë. Efektivi reagoi në vetëmbrojtje dhe arriti të njoftojë shërbimet e policisë, të cilat mbërritën pak minuta më vonë.

Të Ngjashme