Lajme

Simbolet nacionaliste në defilenë e maturantëve serbë në veri: mes flamujve serb edhe flamuri rus me ikone fetare

Maturantët serbë në veri të Mitrovicës kanë organizuar sot defilenë tradicionale të fundvitit shkollor, të shoqëruar me muzikë, ndezje të flakadanëve dhe simbole nacionaliste.

Nxënësit e njërit prej gjimnazeve në pjesën veriore të qytetit kanë parakaluar nëpër rrugët kryesore, ndërsa gjatë festës janë parë një numër i madh flamujsh serbë, por edhe flamuj rusë.

Tubimi është mbajtur në Sheshin “Knez Lazar”, ku maturantët festuan nën tingujt e trumbetave. Mes flamujve të pranishëm është vërejtur edhe një flamur rus me ikonën e Jezu Krishtit.

Sipas raportimeve të Kossev, aktiviteti u zhvillua në kuadër të festimeve tradicionale të maturës në veri të Mitrovicës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kosovo Sever portal/KoSSev (@kossevportal)

Të Ngjashme