Aktuale

Skandali me helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë, arrestohen kuzhinieri dhe teknologu i kompanisë që siguronte ushqimin, në kërkim administratorja

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë.

Sipas burimeve, në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut që furnizonte studentët me ushqim në tre vakte gjatë ditës. Ndërkohë, administratorja e kompanisë është shpallur në kërkim nga policia.

Studentët e prekur nga helmimi kanë shfaqur simptoma të rënda, si të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pas paraqitjes në spital, ata kanë marrë trajtim mjekësor, serume dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë janë marrë mostra nga labotator të ISHP-së për të kryer analiza të plota dhe për të parë shkakun e helmimit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota dhe për të zbuluar shkakun konkret të helmimit masiv që preku dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë.

Të Ngjashme