Lajme

Skandali me Vlora Hysenin, shpërthen Emin Azemi: Tirana po sillet si “treg i gjësë së gjallë politike”

Analisti politik, Emin Azemi, ka reaguar pas skandalit të fundit në Shqipëri që lidhet me Vlora Hysenin, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, Tirana po trajton figura politike nga Kosova.

Azemi ka ironizuar emërimet e zyrtarëve nga Kosova në institucionet shqiptare, duke pretenduar se Tirana po shndërrohet në një “agjenci punësimi” për persona që përplasen politikisht në Prishtinë.

“Zyrat e shtetit shqiptar janë kthyer në një agjenci punësimi për të dëbuarit politikë të Prishtinës”, shkruan Azemi.

“Sarkazma e këtij teatri politik bëhet edhe më therëse kur shohim se si zyrat e shtetit shqiptar janë kthyer në një agjenci punësimi për të dëbuarit politikë të Prishtinës. Mjafton të shpallesh “armik” i qeverisë në Kosovë dhe certifikata e patriotizmit të dorëzohet menjëherë në Tiranë, e shoqëruar me një post luksoz ministror apo drejtues….. Tirana po sillet si një treg i gjësë së gjallë politike, ku vlerësimi i kuadrit nuk bëhet me peshën e trurit, por matet me shkallën e mllefit ndaj kryeministrit legjitim të Kosovës…..”, shkruan ai.

Të Ngjashme