Aktuale

Skandali tronditës në burgun e Peqinit/ Kalaja: Si u manipuluan provat për të akomoduar bosin e kr*mit në dhomë spitali me pesë yje

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se publikimi i një denoncimi të ardhur nga “qytetari digjital” është bërë pa asnjë ndryshim në përmbajtje dhe se në vijim do të kërkohen verifikime zyrtare nga institucionet përkatëse lidhur me çështjen e ngritur.

” Në seancat vijuese do t’ju bëjmë me dije edhe të dhëna të tjera që konfirmojnë vërtetësinë e atij publikimi. Dhe nga ana tjetër, koha ka treguar që çdo deklaratë, çdo publikim i zotit Berisha ka qenë i vërtetë, është i bazuar në prova, dhe mbi të gjitha në një informacion të saktë të qytetarit digjital.Ne vetë do t’i drejtohemi institucioneve përkatëse për të marrë informacione shtesë lidhur me këtë publikim dhe ashtu siç kundër ka deklaruar zoti Berisha nuk ka asnjë tjetërsim apo manipulim të mesazhit.

Mesazhi siç është dërguar nga qytetari digjital po ashtu është publikuar dhe nga zoti Berisha, pasi ne e dimë shumë mirë që mesazhet që i shkojnë zotit Berisha i shkojnë për shkak të besimit që kanë qytetarët ndaj zotit Berisha në publikimin dhe bërjen transparent të gjithë informacionit.

Pra, para disa javëve, zotin Berisha e ka informuar qytetari digjital se Taulant Balla me drejtorin e burgut të Peqinit, sipas informacionit është i njëjti zoti Balla i cili ka emëruar dhe drejtorin e burgut të Peqinit, të cilët në bashkëpunim kanë manipuluar provat duke e shtruar në spital një prej bandave, një anëtar të prej bandave më të rrezikshme të Elbasanit, duke justifikuar që është i sëmurë për ta nxjerrë nga burgu, dhe po ashtu është dhënë urdhër që në dhomën e spitalit të ketë kushte edhe në një hotel me pesë yje që do t’i kishte zili. Kështu që mesazhi i plotë siç i ka ardhur nga qytetari, ashtu dhe zoti Berisha e ka publikuar në mënyrë transparente”, u shpreh Kalaja.

Të Ngjashme