Aktuale

Skemë milionash në emër të Bankës, si i zhvaste qytetarët mashtruesja në Pogradec

Skandali i Eriola Hoxhës ka marrë përmasa të reja. Denoncimi i publikuar mbrëmjen e sotme, 23 prill, në emisionin investigativ “Stop” vjen në vijim të hetimeve për një seri denoncimesh për mashtrim financiar.

Sipas denoncimit të bërë nga qytetari Durim Hoxha, ai është kontaktuar nga Eriola Hoxha, e cila i ka premtuar dyfishim të shumës, nëse investonte 10 mijë euro.

Sipas tij, ajo i është prezantuar si eksperte pranë Bankës së Shqipërisë, duke i krijuar besim për marrëveshjen.

Denoncuesi shprehet, se më 1 shtator 2025 i ka dhënë shumën prej 10 mijë eurosh, me premtimin, se brenda 1 tetorit do të merrte 20 mijë euro. Por pas afatit, paratë nuk u kthyen dhe komunikimi me Eriolën u ndërpre.

Pas kallzimit, Policia e Shtetit, ka marrë në shqyrtim rastin dhe, sipas oficerëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ndaj saj rezultojnë edhe denoncime të tjera të ngjashme.

Autoritetet konfirmojnë, se ajo ndodhet aktualisht në burgun e Pogradecit dhe është nën hetim për një sërë rastesh mashtrimi financiar.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për të bashkuar të gjitha kallzimet ekzistuese dhe të reja, me qëllim zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar.

1.Oficeri i Policisë DPT:

-Po!

-Është marrë Komisariati nr 2, aktualisht ndodhet në Burgun e Pogradecit.

-Janë kryer veprimet nga Komisariati 2, në lidhje me rastin. Kemi komunikuar me Prokuroren, kemi marrë një kallzim tjetër dje, po nga një shtetas dhe i kemi referuar materialet.

2.Shefi i Krimeve Arben Kadiu:

-Odeta, dy raste i kemi gjetur nga telefoni i asaj, se edhe njerëzit ndoshta nuk e dinë këtë pjesën, se kanë paret, më shumë janë bërë nga emisioni, që edhe njerëzit janë ndërgjegjësuar edhe e kanë parë, që kjo është tamam mashtruese, a nuk e di.

-Jo, nuk është se.., nuk është se ka dhënë shpjegime për këtë pjesë!

-Po, po, se e di atë, se kemi folur, kemi folur edhe me Prokuroren edhe i ka bashkuar ajo pothuajse të gjitha!

-Po, e kanë çuar në Pogradec. Dje më njoftoi Prokurorja, që është çuar në Pogradec.

-Patjetër!

-Unë faktikisht do të merrja dhe atë nate ty, se mos kishe ndonjë numër të ndonjërit, po ngaqë ishte shumë vonë, edhe mendova, që të shqetësoja. Ishte shumë vonë!

-Po, po, se e kam ndjek! E kam ndJekur, e kam ndjekur.

-Patjetër, patjetër! Ju falenderojmë, gjithsesi!

-Se keni bërë punë të madhe!

-Faleminderit!

3.Oficeri i Policisë DPT:

-Patjetër!

-Absolutisht!

-Pa merak!

/Emisioni STOP

Të Ngjashme