Aktuale

Socialistët e Shkodrës tregojnë përplasjen e Neomalësores me Ramën në Shkodër: Si Gen Z, më pëlqen shumë bluza që ke vesh sot

Megjithëse ende jo zyrtarisht, Marjana Koçeku nuk ka dorëzuar kërkesën për largim nga grupi parlamentar i PS-së, ajo sfidoi Edi Ramën duke i kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe e paralajmëroi se nuk ka ndërmend të lërë mandatin e marrë nën siglën e PS-së.

Marjana Koçeku mungoi edhe këtë të martë në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme.

Siç shihet nga këto pamje, deputetja Koçeku e ka lënë bosh karrigen ku ajo supozohej të ulej si anëtare e këtij komisioni përkrah kolegëve Romina Kuko dhe Ervin Hoxha. Burime nga grupi parlamentar socialist, të kontaktuara nga Top Channel, pohuan se ende nuk kanë një kërkesë me shkrim për t’u larguar nga grupi, siç ajo deklaroi të dielën përmes një statusi në Facebook.

Të Ngjashme