Aktuale

SOT, PROTESTA 33/ Në 10:00 para Kuvendit, në 19:00 para Kryeministrisë

Sot në orën 10:00 organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Qytetarët do të mblidhen para Kuvendit ku do të mbahet edhe seanca e radhës plenare.

Ndërkohë në orën 19:00 do të mbahet protesta masive e 33-të radhazi ku organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

See also  Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 32-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.

See also  Qeveria rikthen amnistinë penale, lirohen nga burgu rreth 380 persona, ulet dënimi për 900 të tjerë, ja kategoritë

Të Ngjashme