Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot u sulmua me armë, kush është Skënder Lika dhe saga e tre vrasjeve?

Shtëpia e Skënder Likës është qëlluar me breshëri arme ditën e sotme. Nga të shtënat nuk ka informacion për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore.

Por ku po hetohet?

Në Mars 2023, të njëjtës banesë iu vendos një sasi lënde eksplozive. Nga ngjarja pati dëme të shumta materiale nga shpërthimi i fuqishëm.

Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu asokohe. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli (të njohur si “Piloti”) në Dhjetor të vitit 2021. Djali e pranoi vrasjen.

“Vrasjen e kam bërë unë. Djemtë e biznesmenit Rakip Roli më kanë dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti. Babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, vrasjen e bëra si shenjë hakmarrje” tha 22-vjeçari para hetuesve në momentin e arrestimit.

Skënder Lika është gjithashtu xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës.