Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Spahiu: KFOR-i e “mbylli syrin” në rastin e kidnapimit të policëve

Profesori Nexhmedin Spahiu, e ka kritikuar KFOR-in, në lidhje me rastin e kidnapimit të tre policëve nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Ai tha se në rastin e kidnapimit të tyre, trupat e KFOR-it, “e kanë mbyllë syrin”.

Sipas tij, kjo është bërë me qëllim apo pa qëllim, por që hyrja e trupave serbe në territorin e Kosovës, nuk mund të arsyetohet.

“Komandanti KFOR-I tha se ne e kemi stopu një gjakderdhje, por kjo nuk dmth që në të ardhmen, KFOR-i gjithmonë do të qëndrojë ndërmjet. Ndonjëherë edhe gjatë kësaj periudhe në vijim KFOR-i mund ta mbyllë syrin. Sikur që e ka mbyllë syrin për rastin e kidnapimit të tre policëve. Qëllimisht apo pa qëllim është mbyllje e syrit nga KFOR-it. Sepse bëhet fjalë për hyrje të forcave serbe brenda territorit të Kosovës”, ka thënë ai.

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, gjenden në paraburgim në Serbi, atyre u janë caktuar 30 ditë paraburgim, nën dyshime për armëmbajtje pa leje. Bashkësia ndërkombëtare, e sidomos ShBA, ka kërkuar nga Serbia lirimin e menjëhershëm të tyre.

Related posts
Lajme

Shqiptarët nderojnë Afrim Bunjakun në Uashington, i pranishëm edhe William Walker e kreu i ushtrisë shqiptare

Lajme

FSK-ja u vu në gjendje gatishmërie, Ministri Maqedonci jep detaje

Lajme

Trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

Lajme

Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin deklaratat e Kurtit se ka rritje ekonomike