Lajme

Viktimat nga minat tokësore në Siri shënojnë rritje të ndjeshme, dy vjet pas përfundimit të luftës

Të paktën 1,000 fëmijë janë vrarë apo lënduar nga mjetet shpërthyese në Siri që nga rënia e regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor të vitit 2025, sipas Shërbimit të OKB-së për Veprimin ndaj Minave (Unmas).

Një total prej 1,602 personash u vranë ose u plagosën nga minat tokësore dhe mbetjet shpërthyese të luftës vetëm në vitin 2025, një rritje prej më shumë se 50% krahasuar me vitin e kaluar, sipas raportit të Monitorit të Minave Tokësore, të publikuar nga Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore të martën, të cituar nga BBC.

Vetëm Myanmari, me 1,891 viktima, regjistroi më shumë.

Raporti ia atribuon rritjen në Siri pjesërisht kthimit në shkallë të gjerë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit pas përmbysjes së Asadit.

Më shumë se 60% e viktimave të regjistruara nga organizata bamirëse më e madhe në botë për pastrimin e minave tokësore, Halo Trust, përfshijnë bujqësi, blegtori ose kullotje, sipas menaxherit të programit të saj në Siri, Simon Jackson.

Ministria Siriane e Mbrojtjes thotë se që nga fundi i vitit 2024, ekipet e saj kanë gjetur dhe kanë trajtuar më shumë se 315,000 mina dhe municione të pashpërthyera.

Që nga rënia e Assadit më 8 dhjetor 2024, UNMAS ka regjistruar të paktën 1,556 incidente në Siri që përfshijnë municione shpërthyese.

Ato kanë shkaktuar 2,701 viktima: 935 persona të vrarë dhe 1,766 të plagosur. Fëmijët përbëjnë 995 nga këto viktima, ose rreth 37%.

Të Ngjashme