Lajme

Riali iranian bie në nivelin më të ulët historik pas sanksioneve të reja amerikane

Riali iranian ka rënë në nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan të martën, një ditë pasi SHBA-ja vendosi sanksione të reja që kanë për synim rrjetet financiare që Irani përdorë për të pasur çasje në valutën e huaj.

dollari ka arritur në 2.856 milionë rial në tregun e hapur të Teheranit, sipas gjurmuesit të monedhës AlanChand.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së të hënën vendosi sanksione në më shumë se dy biznese të shkëmbimit të valutave, si dhe në kompani dhe individë të cilët tha se ishin pjesë e rrjetit bankar në hije të Iranit.

Masat përfshijnë poashtu edhe Valutën e Iranit dhe Qendrën e Shkëmbimit të Arit.

Rënia e rialit vjen në mes të një inflacioni vazhdueshëm të lartë.

Inflacioni mesatar përgjatë 12 muajve ka arritur në 76.8 për qind , ndërsa çmimi i ushqimit, pijeve dhe duhanit u rrit në 113.4 për qind nga i njëjti muaj një vit më parë.

Të Ngjashme