Ministria e Brendshme e Gazës njoftoi të martën se gjeneral brigade Naim Mohammed Abu Nahl, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme, është vrarë në një sulm ajror izraelit në perëndim të qytetit të Gazës.
“Abu Nahl, 50 vjeç, ra dëshmor në një operacion atentati të kryer nga avionët e pushtimit izraelit në perëndim të qytetit të Gazës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Duke iu referuar burimeve izraelite, transmetuesi publik izraelit KAN bëri të ditur se Abu Nahl kishte pasuar Moein al-Arbeid, i cili u arrestua nga ushtria izraelite dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet gjatë një operacioni special në shtator dhe vazhdon të mbahet në paraburgim në Izrael.
