Aktuale

Çfarë do të thotë Spiropali pas përjashtimit nga PS?/ Deputetja njofton konferencë për shtyp

Deputetja, Elisa Spiropali pak minuta më parë ka dalë me një reagim në “Facebook” pasi sot ajo u përjashtua nga grupi i PS-së. Spiropali shkruan se do të flasë nesër në konferencë shtypi nga Kuvendi.

“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan ajo.

Grupi parlamentar i PS votoi sot pro heqjen nga grupi të Spiropalit. Deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar gjatë votimit.

Kërkesa për votim është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët lidhur me përjashtimin e Spiropalit, Balla tha se vendimi është marrë në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.

Të Ngjashme