Lajme

Besnik Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të pakos së pesë ligjeve për drejtësinë: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën në sistemin e drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka thënë se është shqetësuese që kjo reformë po shtyhet përpara pa u përfshirë realisht komentet dhe rekomandimet e shoqërisë civile, si dhe amendamentet përmbajtësore të opozitës.

Ai ka vlerësuar se një proces i tillë nuk mund të konsiderohet reformë gjithëpërfshirëse, nëse injorohen zërat e akterëve që duhet të jenë pjesë e tij.

Sipas Tahirit, reforma në drejtësi duhet të bëhet përmes dialogut, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes, e jo përmes proceseve të njëanshme politike.

“Reforma në drejtësi nuk bëhet duke përjashtuar, duke injoruar dhe duke imponuar. Bëhet përmes dialogut, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes. Drejtësia nuk mund të reformohet me procese të njëanshme politike. Pra, reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka!”, ka shkruar Tahiri, transmeton Bota sot.

Të Ngjashme