Prokuroria e Posaçme jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes së bujshme “Revanshi”, ku akuzohen personazhe të njohur të botës së krimit shqiptar.
SPAK ka paraqitur sot (29 prill) në GJKKO edhe konkluzionet përfundimtare të çështjes, e cila lidhet me akuza për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje dhe të pandehur janë 12 persona.
Në total u kërkuan mbi një shekull burg ndaj tyre, por që do përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.
Sipas pretencës së akuzës, për Astrit Avdylin (foto poshtë) është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili reduktohet në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për të pandehurin Emiljano Shullazi u kërkuan 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin 10 vite. Për Naim Stafukën u kërkuan 9 vite burg me gjykim të shkurtuar në 6 vite burg dhe për Blerim Abazin 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg.
Për Besian Xhixhën u kërkuan 10 vite burg, që kthehet në 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Enver Diva u kërkua të dënohej me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg, për Robert Laçin u kërkuan 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg dhe për Gjergj Cukalin (foto poshtë bashkë me Shullazin) 10 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite burgim.
Viktor Imeraj sipas pretencës u kërkua të dënohej me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg, për Satilno Bashon 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 muaj e 8 muaj burg, për Xhelal Rrajën 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg dhe për Miri Brulin 9 vite burg, me gjykim ta shkurtuar 6 vite burg.
Pas pretencës pritet të dëgjohen edhe konkluzionet e palës mbrojtëse, para se GJKKO të shpallë verdiktin përfundimtar.
Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit me një të tretën e tij.
Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.
Pretenca e Prokurorisë së Posaçme për të pandehurit:
–Astrit Avdyli, 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar
-Emiljano Shullazi, 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite
-Naim Stafuka, 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar
-Gjergj Cukali, 10 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite burgim
-Viktor Imeraj, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
-Satilno Basha, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 muaj e 8 muaj burg
-Xhelal Rraja, 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg
-Blerim Abazi, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
-Miri Bruli, 9 vite burg, me gjykim ta shkurtuar 6 vite burg
-Besian Xhixha, 10 vite burg, kthehet në 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar
-Enver Diva, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
-Robert Laçi, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
