Aktuale

SPAK thërret biznesmenin Myftaraj, zbardhet arsyeja e fortë e paraqitjes në prokurori

Biznesmeni Eral Myftaraj është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se sipërmarrësi është thirrur nga prokurorët për të dëshmuar në kuadër të një hetimi që po zhvillohet mbi tenderat publikë.

Emri i Myftarajt është lakuar shpesh në media edhe për shkak të raporteve dhe njohjes së tij me ish-ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Kjo nuk është hera e parë që biznesmeni bëhet pjesë e kronikës mediatike.

Tre vite më parë, ai denoncoi një kërcënim serioz për jetën nga katër persona, të cilët i kishin kërkuar të tërhiqej nga një tender me vlerë 1 milion euro për furnizimin me lëndë drusore në Bashkinë e Tiranës, të cilin e kishte fituar kompania e tij. Për këtë ngjarje, asokohe u proceduan shtetasit Algert Alcani, Edmir Boci dhe Shaqir Alcani.

Të Ngjashme