Lajme

Spiunazh, shantazh dhe plan kundër Kurtit – Mehmeti zbërthen detaje nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka zbërthyer aktakuzën e ngritur ndaj Fatmir Shehollit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili akuzohet për bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), si dhe për shantazh ndaj një biznesmeni, nga i cili dyshohet se ka kërkuar para në këmbim të mos publikimit të disa materialeve komprometuese.

Mehmeti ka thënë se aktakuza përmban dy pika kryesore, të cilat lidhen me spiunazhin dhe shantazhin.

“Sheholli akuzohet për dy pika të aktakuzës, të cilat kanë të bëjnë me spiunazh dhe shantazh.

Sa i përket pikës së spiunazhit, bëhet fjalë për dyshime për bashkëpunim me shërbime të huaja, në këtë rast për BIA-n serbe. Sipas akuzave, ai ka marrë materiale dhe qëllimi i tij ka qenë dëmtimi sa më shumë Nenad Rashiqin në mënyrë që Lista Serbe të forcohej në Kosovë dhe, gradualisht, veriu i vendit të kthehej në një lloj rikthimi nën ndikimin e Beogradit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas këtyre pretendimeve, ai ka mbajtur kontakte edhe me Radojqiqin”, ka shpjeguar Mehmeti.

Image
Dosja e Shehollit, pjesa ku flitet për një plan komprometues kundër kryeministrit Albin Kurti

Në vijim, analisti ka folur edhe për një pjesë të përfshirë në aktakuzë, që lidhet me një plan sekret dhe synimin për degradimin e figurës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Nga ana tjetër, dyshohet se ka qenë pjesë e hartimit të një plani sekret, i cili kishte për synim degradimin e figurës së kryeministrit Albin Kurti. Po ashtu, sipas pretendimeve, plani kishte të bënte nxitjen e radikalizmin islam, me synimin që përmes disa ambasadave islamike në Beograd të siguroheshin fonde, të cilat më pas do të silleshin në Kosovë përmes disa gazetarëve.

Sipas këtyre pretendimeve, fondet do të investoheshin edhe në media, me qëllim që të përhapej më shumë ideologjia e islamit radikal”, ka potencuar ai.

Image
Dosja e Shehollit, pjesa ku flitet për shantazhet që i janë bërë biznesmenit Arben Jetullahut

Ndërsa, pika tjetër e aktakuzës, sipas Mehmetit, lidhet me pretendimet për shantazh ndaj biznesmenit Arben Jetullahu.

“Pika tjetër e aktakuzës ka të bëjë me shantazhin ndaj një biznesmeni Arben Jetullahu

Për shantazh, atij ika  kërku çdo muaj ka shtatëqind euro, në mënyrë që të mos janë nxjerrë disa video-incizime komprometuese, edhe derisa ka arritë shumën 13 mijë euro, pasatja e ka denoncuar në Polici. 

Kështu që, to janë pikat më të nxehta”, ka përfunduar Mehmeti  “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Të Ngjashme