Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira të pakta dhe herë pas here deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era herë pas here pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s. Në dete parashikohet valëzim i forcës 3-4 ballë.
