Policia në Toledo, Ohio, po kërkon të dyshuarit pasi të paktën 12 persona u qëlluan pranë Festivalit Old West End të shtunën në mbrëmje.
Sipas policisë, 10 persona janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy mbeten në gjendje kritike.
Zëvendësshefi i Policisë së Toledos, Joe Heffernan, tha se dukej se dy persona qëlluan me armë dhe “ndoshta po qëllonin drejt njëri-tjetrit”.
Policia po interviston dëshmitarë dhe po shqyrton pamjet e kamerave për të identifikuar autorët, shkruan BBC.
Dëshmitari Tito Aguilar tha se pa një grup të rinjsh duke sulmuar një person tjetër përpara se të dëgjonte të shtënat dhe të largohej me vrap nga zona.
Togeri i policisë, Dan Gerken, tha: “Dymbëdhjetë persona të qëlluar, ky është numri më i madh që kam qenë në një vendngjarje. Kam qenë në shumë vende, por kjo është shumë e tepërt”.
