Lajme

Sulm me thikë në Francë, raportohet për disa fëmijë të plagosur

Disa persona raportohet se janë plagosur pas një sulmi me thikë në Annecy, Franca juglindore.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se gjashtë fëmijë janë lënduar dhe i dyshuari, një burrë, është arrestuar, trasmeton teve1.info

Tre prej fëmijëve raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.

Media të ndryshme franceze po raportojnë se i dyshuari, një burrë, është identifikuar në polici si azilkërkues sirian.

Ndërsa ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin lavdëroi policinë për një “ndërhyrje të shpejtë”. Kryeministrja, Élisabeth Borne është gjithashtu në rrugën e saj për në Annecy

Kurse kryebashkiaku i qytetit ka denoncuar “sulmin e tmerrshëm”. Në një tweet, Francois Astorg thotë se do të ketë një konferencë për shtyp në orën 12:30 me kohën lokale.

 



Të Ngjashme