Lajme

Gola: Pretendimet për tension ndëretnik në Kosovë duhet të mbështeten me fakte

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka reaguar ndaj deklarimeve për ekzistencën e tensioneve ndëretnike në Kosovë, duke kërkuar që pretendime të tilla të mbështeten me fakte konkrete dhe të verifikueshme.

Gola, përmes një postimi në facbook ka thënë se paraqitja e tensioneve ndëretnike pa prova konkrete nuk mund të konsiderohet thjesht kritikë politike, mund të ushqejë narrativat që Serbia dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përdorin prej vitesh ndaj Kosovës.

“Pretendimi se ne Kosove ekziston tension nderetnik eshte teper serioz per t’u artikuluar pa fakte konkrete dhe te verifikueshme. Kur behet pa evidence, ai pushon se qeni kritike politike dhe ushqen pikerisht narrativen qe Serbia dhe Vuçiçi e perdorin prej vitesh kunder Kosoves.

Kjo eshte edhe me problematike kur deklarime te tilla percillen ne mediume nderkombetare. Per marredheniet nderetnike nuk mund te flitet mbi bazen e pershtypjeve personale, por mbi fakte.

Mund ta kuptoj kritiken me te ashper ndaj Qeverise, edhe kur ajo bie ndesh me interesin shteteror. Kritikuesi madje edhe mund te udhehiqet nga principe kozmopolite, qe ne kete kohe te vlimeve globale me shume duken si deluzione, por fundja eshte e drejte e tij. Por paraqitja si fakt e nje gjendjeje nderetnike te pambeshtetur me prova nuk eshte aspak kritike konstruktive. Pikerisht kjo hape dyert per gjuhe linçuese e polarizuese si tradhtare e patriote.

Prandaj, kush pretendon se ne Kosove ka tension nderetnik duhet te tregoje se cilat jane faktet ose indikatoret. Ne mungese te tyre, pretendime te tilla nuk jane vetem te papergjegjshme por edhe objektivisht te demshme per Kosoven”, ka shkruar Gola.

Të Ngjashme