Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Sulmet’ nga trajneri, Jasir Asani e nxjerr zbuluar dhe tregon ‘kilet’ e tepërta

Jasir Asani ka reaguar menjëherë për lajmet e fundit ku thuhej se është mbipeshë. Në fakt ishte vetë trajneri i skuadrës Gwangjju që kishte deklaruar se arsyeja që nuk luan është se futbollisti kishte shtuar disa kilogram më tepër dhe se në stërvitje nuk kishte përformancën e duhur.

“Mëngjarashi” i kombëtares ka bërë një postim në rrjete sociale, ku në një farë mënyre hedh poshtë deklaratat e trajnerit. Një foto në palestër e shoqëruar me disa të qeshura, që merren si ‘ironi’ për atë çfarë deklaroi trajneri.

‘Është mbipeshë dhe nuk ka performancë të stërvitje’, ishin fjalët e trajnerit të Gwangjju, i cili gjithashtu shtoi se ‘nuk e di sesi përzgjidhet nga Shqipëria, të isha në vendin e tyre do e rimendoja’.

Deklarata të cilat bënë jo pak bujë, sidomos për faktin se qëndrojnë kundër një lojtari kyç të Kombëtares shqiptare, pikërisht para Euro 2024.

Asani ka luajtur vetëm 8 minuta në këtë sezon në Korenë e Jugut, sigurisht statistika që nuk mund të kënaqin trajnerin Sylvinho, i cili sulmuesin e ka të ‘preferuarin’ e tij, teksa pritet të jetë ndër të grumbulluarit për në Euro 2024.