Polemikat mes Dea Mishel dhe emisionit “Top Story” duket se nuk kanë përfunduar me reagimin e saj të parë publik.
Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në Instagram një tjetër mesazh, ku shprehet se ndihet e fyer nga sulmet që, sipas saj, po i bëhen prej ditësh dhe se tashmë ka vendosur të ndjekë rrugë ligjore për të mbrojtur emrin dhe integritetin e saj.
“Jam fyer rëndë! Ju siguroj që jam duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të ruajtur emrin dhe integritetin tim. Ju falënderoj për mbështetjen, por ju lutem mos më kërkoni të jap më përgjigje publike për disa persona”, shkruan ajo.

Në një tjetër publikim, Dea ka shpërndarë një koment është bërë nga kryeredaktori dhe regjisori i emisionit, personi që ajo pretendon se i kishte bërë më herët ftesë për të qenë pjesë e programit.
Sipas Deas, komenti është fshirë menjëherë pas publikimit, por ajo pretendon se përmbajtja e tij përforcon bindjen e saj se diskutimet dhe kritikat ndaj saj nuk kanë qenë të rastësishme.
“Mesazhi, tashmë i fshirë, i kryeredaktorit të emisionit, personi të cilit i refuzova ftesën. I cili vërteton më tej që ky ka qenë një moment i organizuar, jo diçka e rastësishme”, shkruan ajo.

Më tej, blogerja shprehet se nuk po reagon për të kërkuar vëmendje apo për t’u paraqitur si viktimë, por për të mbrojtur reputacionin e saj publik.
“Asnjë moment ndjese për sulmin e përsëritur për të më prezantuar mua si viktimë, vetëm sepse kërkoj të ruaj imazhin tim nga denigrimi!!”, shkruan ajo.
Përplasja mes Dea Mishel dhe emisionit të Top Channel ka vijuar të marrë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim publik nga drejtuesit e programit lidhur me pretendimet e ngritura nga ajo.
