Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, ka zbuluar një histori prekëse nga jeta e tij personale. Në një intervistë të dhënë në podcastin “Inspire” të Alketa Vejsiut, ai tregoi se ka birësuar dy vajza shqiptare, Klodi dhe Lumi.
Ermali rrëfeu se vajzat arritën t’i bashkoheshin familjes së tij në Itali në qershor të vitit të kaluar, pasi mbushën moshën 18-vjeçare.
Ai tha se vendosi t’i birësonte sepse askush nuk dëshironte t’i merrte, për shkak se ishin tashmë të rritura.
Këngëtari foli gjithashtu për fëmijërinë e tij në Shqipëri dhe rrugëtimin drejt Italisë, duke ndarë detaje personale që e lidhin ende fort me vendlindjen. Aktualisht, Ermal Meta jeton në Itali së bashku me partneren e tij, Chiara Sturdà, vajzën e vogël të lindur nga martesa e tyre dhe dy vajzat e birësuara.
