Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në Veri të Kosovës

“Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në Veri të Kosovës, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit”, ka thënë kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Këto komente Tahiri i bëri përmes një postimi në Facebook, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit dhe pas dislokimit të trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

“Si rezultat vija gjeopolitike perëndim-lindje vendoset drejt në Ballkan. Përcaktimi perëndimor i Kosovës dhe shteteve tjera që linden nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u pagua me jetë njerëzish”, shkroi.