Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Marrëveshjet me Serbinë në të kaluarën kanë qenë më të lehta, tani “Ka ngelur sharra në gozhdë”

Analistja politike Arta Tahiri-Beqa, tha se marrëvehsjet në mes të Kosovës dhe Serbisë në të kaluarën kanë qenë më të lehta, derisa sipas saj tani “Ka ngelur sharra në gozhdë”.

Tahiri tha se për shkak të kokëfortësisë së dy shteteve: Kosovës dhe Serbisë në arritjen e marrëveshjeve, shteti i Kosovës ka marrë vërejtje kohëve të fundit.

“Masa tërheqëse ose të verejtjes kemi pasur kohëve të fudnit, fatkeqësisht, nuk mund të mohohen. Por më shumë kanë qenë masa të pjesës së dialogut dhe besoj që kushdo që e njeh mirë marrëdhënien ndëkrombëtare e kupton që në fushën e dialogimit të dy shteteve të cilat shumë janë kokforte, po e them konkretisht kur Sebria dhe Kosova, ansjëra nuk lëshojnë pe. Ka ardhë kjo që të përdoren edhe masa ndëshkuese apo vërejtje për të pasur qasje më fleksibël apo që në të kaluarën kanë qenë më të lehta. Të jemi të sinqertë marrëvehsjet në të kaluarën kanë qenë më të lehta dhe tani në gjuhën popullore ‘ka ngecur sharra në goshdë’ dhe nuk po kalojnë kollaj gjërat”, u shpreh Tahiri.

Tahiri-Beqa e ka mohuar se vërejtjet e dhëna për Koosvën nga NATO dhe aleatët ndërkombëtarë janë sanksione. Sipas saj, janë vetëm vërejtje.

“Jo nuk e kisha pa me sytë e sanksionit, absolutisht. E them këtë për arsye se është masë ndëshkuese, tërheqje e vërejtjes ose diqka tjetër sepse të thuhet sanksion është më e rëndë dhe në fakt terminologjia e sanksionit viet atëherë kur është fazë përfundimtare do të thotë, është një sanksion deri në tërheqjen e një vendimi të atij subjekti, atij shteti apo individi të caktuar”, u shpreh Tahiri-Beqa.