Lajme

Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një takim të ri në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe gjetjen e një marrëveshjeje për presidentin e ri të Kosovës.

Sipas informacioneve të mediave, takimi pritet të mbahet në ora 12:00.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë përqendruar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Kurti deklaroi shkurt se do të ketë lajme kur të ketë rezultate.

Palët deri më tani nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arritur ndonjë pajtim rreth emrit të presidentit, ndërsa takimi i sotëm pritet të jetë një tjetër përpjekje për të gjetur një marrëveshje politike.

Të Ngjashme