Lajme

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Kreu VV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ai LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar të shtunën në mbrëmje për çështjen e presidentit dhe takimi aktualisht është duke vazhduar.

Siç mëson media, Kurti dhe Abdixhiku takimin janë duke e zhvilluar në objektet e Kuvendit.

Të mërkurën, Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar takim për gjetjen e një emri për president konsensual.

Të dy pas takimit thanë kanë diskutuar për emra konkretë dhe se të njëjtit përmbushin kriteret e dakorduara.

Të Ngjashme