ShowBizzz

Të buzëqeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, Mateo dhe Brikena publikojnë foto nga pushimet në Turqi

Brikena dhe Mateo janë kthyer në qendër të vëmendjes, pasi po shijojnë pushimet e tyre të para së bashku në Turqi.

Dyshja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë çdo ditë me ndjekësit foto dhe video nga momentet e tyre të pushimeve. Së fundmi, ata kanë publikuar foto dhe video ku shfaqen të lumtur dhe të afërt pranë njëri-tjetrit.

Në një nga videot e postuara, Brikena shihet e veshur me një fustan blu që nxjerr në pah linjat e saj trupore, ndërsa Mateo e merr në krah, duke e bërë momentin edhe më të bukur.

Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve që kanë kaluar në marrëdhënien e tyre, çifti duket se po shijon një periudhë të qetë dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

Të Ngjashme