Një operacion antidrogë po zhvillohet në zonën e Qafështamës në Krujë, ndërsa gjatë aksionit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, rrethanat e të shtënave dhe dinamika e operacionit nuk është sqaruar ende nga policia.
Ngjarja po verifikohet edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa priten të dhëna të tjera në lidhje me aksionin.
