Lajme

Të shtëna me armë zjarri në senatin e Filipineve

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në senatin e Filipineve, ndërsa një senator i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) mbeti i fshehur në ndërtesë për t’i shpëtuar arrestimit.

Ronald dela Rosa, një senator filipinas i akuzuar për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në mbikëqyrjen e “luftës kundër drogës” të ish-presidentit Rodrigo Duterte, ka kaluar dy netë në senatin e vendit në një përplasje me autoritetet, shkruan Guardian.

Nuk është e qartë se kush qëlloi, ose pse trupat ishin të pranishme në senat. Sekretari i brendshëm, Jonvic Remulla, duke iu referuar Dela Rosës me nofkën e tij, u tha mediave jashtë ndërtesës: “Nuk do ta arrestoj senatorin Bato. Jam këtu për të siguruar të gjithë.”

Dela Rosa, 64 vjeç, i cili ishte zbatuesi kryesor i operacionit të pamëshirshëm kundër drogës të Duterte-s, i shpëtoi në mënyrë dramatike arrestimit të hënën kur ia doli mbanë të largohej nga agjentët qeveritarë që e ndoqën nëpër korridoret dhe shkallët e senatit. Ai arriti të arrinte në sallën e senatit, ku presidenti i senatit, një aleat i Duterte-s, i ofroi atij kujdestari mbrojtëse.

Duterte u arrestua vitin e kaluar në Manila dhe u dërgua në GjPN, ku përballet me akuza për krime kundër njerëzimit për shkak të shtypjes së protestave, në të cilat u vranë mijëra njerëz.

Të Ngjashme