Aktivistët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën në Prishtinë kundër vrasjes së grave, me ç’rast pritet të bllokohen të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Ndërkaq, sot aktiviteti do të jetë më i kufizuar.
Aktivistët do të bllokojnë për një orë rrugën “Luan Haradinaj”, në shenjë proteste.
Gjatë këtij aksioni, ata kanë vendosur edhe banerin me mbishkrimin:
“Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë”.
