Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore nën lindje si dhe në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:

