Lajme

Tension në Pejë? Reagon ashpër Taulant Kelmendi dhe përmend Muhaxherin

Ish-deputeti i LVV-së, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas raportimeve për një tension verbal pranë shtandit të fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qendër të Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi tha se lajmi i transmetuar nga Klan Kosova është i paplotë dhe nuk e paraqet të gjithë kontekstin e ngjarjes. Sipas tij, personi i përfshirë është mbështetës i Gazmend Muhaxherit dhe i njohur për provokime në aktivitete publike e politike.

Ai shtoi se personi me të cilin ka debatuar nuk është aktivist i LVV-së, por punëtor në një tezgë ngjitur, ndërsa bëri thirrje që orët e mbetura të fushatës të kalojnë me qetësi, respekt dhe dinjitet.

Reagimi i Kelmendit në Facebook:

Lajmi i transmetuar nga Klan Kosova për një konflikt verbal pranë shtandit të fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qendër të Pejës është i paplotë dhe nuk e paraqet të gjithë kontekstin e ngjarjes.

Personi i përfshirë, është një mbështetës i Gazmend Muhaxherit, i njohur për provokime të vazhdueshme në aktivitete publike dhe politike. As personi me të cilin debaton nuk është fare aktivist i Lëvizjes por punëtor në tezgën ngjitur. Megjithatë, ne nuk kemi nevojë për tensione, panik apo përplasje të panevojshme.

Ftojmë edhe LDK-në dhe kryetarin Gazmend Muhaxheri që orët e mbetura të fushatës të vazhdojnë me qetësi, respekt dhe dinjitet, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Pejës. Qytetarët janë të vetëdijshëm, dinë të gjykojnë vetë dhe nuk kanë nevojë për tensione të nxitura artificialisht.

Le ta lëmë vendimin në duart e qytetarëve❤️

Të Ngjashme